Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, familja e autorit largohet nga banesa, mbyllet edhe lokali ku ndodhi krimi
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në fshatin Pirg të Maliqit, ku 14-vjeçari Enedio Guri dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Erald Xhejo, familja e autorit është larguar nga banesa.
Sipas burimeve nga zona, shtëpia e familjes Guri në fshatin Leminot është mbyllur, ndërsa pjesëtarët e saj janë zhvendosur, pavarësisht se kryefamiljari ndodhet në burg pas arrestimit
Policia vijon hetimet për të zbuluar detaje të tjera, ndërsa ende nuk është gjetur mjeti i krimit, i dyshuar të jetë një thikë.
Fraksion.com

