AktualitetTë fundit

Vlorë, vijoi deri pas mesnate aksioni për lirimin e hapësirave publike

Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet abuzive, në Vlorë po vijon lirimi i sipërfaqeve që u përkasin qytetarëve.

Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha bëri të ditur se “përgjatë gjithë ditës së djeshme deri pas mesnate ka vijuar aksioni i ekipeve të Policisë Bashkiake dhe IMT-së, për lirimin e hapësirave publike nga zaptimi i papranueshëm”.

“Ambientet e përbashkëta i përkasin komunitetit dhe ndaj kujtdo që do t’i trajtojë si të tijat, do të merren masa që shkojnë edhe përtej gjobave që janë vënë gjatë këtyre orëve”, shkruan Dredha në një postim në rrjetet sociale.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com