AktualitetBota+Të fundit

“Musk ka dalë nga shinat!”, Trump reagon ndaj krijimit të Partisë Amerikane: Jam i trishtuar kur e shoh Elon Musk

Presidenti amerikan Donald Trump i është kundërpërgjigjur ish-këshilltarit të tij, miliarderit të teknologjisë Elon Musk, në lidhje me planet për të formuar një parti të re politike.

“Jam i trishtuar kur e shoh Elon Musk të ketë dalë plotësisht nga shinat duke u krijuar në thelb një katastrofë gjatë pesë javëve të fundit”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social.

“Ai madje dëshiron të krijojë një parti të tretë politike, pavarësisht faktit se ato nuk kanë pasur kurrë sukses në Shtetet e Bashkuara – Sistemi duket se nuk është projektuar për ta”, theksoi ai.

Më herët të dielën, Trump u tha gazetarëve se plani i Musk ishte “qesharak” dhe lavdëroi “suksesin e jashtëzakonshëm” të republikanëve.

Musk tha të shtunën se kishte vendosur të formonte partinë e tij politike amerikane, duke e quajtur atë “Partia Amerikane”.

Ai e bëri njoftimin në platformën e tij X një ditë pasi dorëzoi një sondazh për t’i pyetur përdoruesit nëse duhet të krijonte një parti të re për të rivalizuar demokratët dhe republikanët.

Trump shkroi me shkronja kapitale në Truth Social se partitë e treta ishin të mira vetëm për “krijimin e PËRÇARJEVE DHE KAOSIT TË PLOTË dhe TOTAL”

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com