AktualitetPolitikëTë fundit

Landfilli i Elbasanit 6 ditë në flakë, Berisha: Agresioni toksik më i madh në historinë e atij qyteti! E njëjta ndodh edhe në Vlorë

Në fjalën e tij pas daljes nga godina e SPAK, ku ishte në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të marrë ndaj tij në kuadër të dosjes “Partizani”, kreu i PD Sali Berisha, u ndal tek ajo që ndodhi në Elbasan.

Zjarrin që vijoi prej disa ditësh në landfillin e Elbasanit, Berisha e quajti agresion toksik, ndërsa bëri një paralelizëm edhe me atë që ndodh në qytetin e Vlorës.

Sipas tij, në këtë qytet fusha e plehrave digjet çdo 3 muaj, duke rrezikuar jetën e qytetarëve me grimcat e dëmshme që lëshohen në ajër.

 

“Për 6 ditë me radhë, qytetarët e Elbasanit pësuan agresionin toksik më të madh në historinë e atij qyteti. Ky krim i rëndë mjedisor, si kundër krimi ciklik mjedisor në Vlorë, nuk ekziston për Altin Troplinin, edhe pse ligji krimet mjedisore ia kërkon këtij institucioni pasi i ka konsideruar krime të rënda.
Fusha e plehrave të Vlorës digjet çdo tre muaj dhe qytetarët thithin lëndë të dëmshme”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com