AktualitetTë fundit

Kingji në Belgjikë: Shqipëria, plotësisht e angazhuar për paqen, sigurinë dhe vlerat e përbashkëta të NATO-s

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së SACEUR/ USEUCOM të mbajtur në Mons të Belgjikës.

“Kisha nderin të marr pjesë në ceremoninë zyrtare e të marrjes së detyrës së Gjeneral Alexus G. Grynkeëich në krye të Komandës Supreme Aleate (SACEUR) dhe Komandës Evropiane të SHBA (USEUCOM), duke pasuar gjeneral Christopher G. Cavoli”, u shpreh Kingji, në një postim në rrjetet sociale.

Kingji shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për gjeneralin Cavoli për lidershipin e tij të jashtëzakonshëm, përkushtimin ndaj sigurisë euroatlantike dhe mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura.

Ai u shpreh i bindur se ky bashkëpunim i ngushtë do të vijojë edhe më tej nën drejtimin e gjeneralit Grynkewich.

“Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për paqen, sigurinë dhe vlerat e përbashkëta të Aleancës dhe bashkëpunimit strategjik me SHBA”, theksoi Kingji.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com