AktualitetPolitikëTë fundit

11 Maji, PD: DHL ka shkelur kushtet në kontratën me KQZ

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli u shpreh sot se “ka shkelje të rënda në procesin zgjedhor jashtë vendit”, pasi sipas saj “DHL ka shkelur kushtet e rëna dakord në kontratën me KQZ-në”.

Duke iu referuar ankimimit të PD-së lidhur me zbatimin e kontratës mes KQZ-së dhe DHL-së për votat jashtë vendit, Vangjeli tha se “vonesat në përgjigjen e KQZ-së sjellin si pasojë pengesën e subjektit zgjedhor ASHM të ushtrojë efektivisht të drejtën e ankimimit dhe përgatitjes në kohë për këtë qëllim”.

Vangjeli theksoi se “ekzistojnë dyshime serioze se ka diferenca votash krahasuar me numrin e votuesve, prandaj kërkohet nga Komisioneri Celibashi të bashkëpunojë maksimalisht e pa vonesë në mënyrë që të identifikohen sa më parë këto të dhëna”.

“Deri tani kemi mjaftueshëm prova që vërtetojnë se kontrata e datës 4 prill 2025 e lidhur ndërmjet AK-KQZ dhe Kontraktorit DHL International Albania shpk nuk është zbatuar siç palët kanë rënë dakord në përputhje me kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të kontratës, specifikimet teknike etj”, tha ajo.

Duke iu referuar kësaj kontrate, Vangjeli u shpreh se parashikohen veprimet që KQZ ndërmerr në rast se provohet se DHL është angazhuar në praktika të ndaluara, siç është fakt publik dhe i provuar zbatimi i shërbimit nga nënkontraktorë të palejuar nga vetë kontrata.

“Aq më shumë KQZ mundet të ndërpresë kontratën në çdo kohë nëse gjykon se ky veprim duhet ndërmarrë për t’i shërbyer sa më mirë interesit publik. Ilirjan Celibashi ‘ta ndajë mendjen’ pas gjithë shkeljeve të faktuara me prova nga PD , është kundër apo pro ligjit dhe interesit publik”, shtoi ajo.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com