AktualitetPolitikëTë fundit

“E nisëm më shumë se 30 vjet më parë”, Rama: BE na ka surprizuar me gatishmërinë e qartë për të na anëtarësuar

Në Tiranë zhvilloi sot punimet takimi përurues i Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të Bashkimit Europian, një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

Takimi përurues i Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të Bashkimit Europian solli së bashku në Tiranë përfaqësues të punëdhënësve, punëmarrësve dhe shoqërisë civile për të forcuar dialogun social dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së.

Në çelje të këtij Komiteti të Përbashkët Konsultativ, Kryeministri Edi Rama vlerësoi veçanërisht kontributin e Presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, Oliver Röpke në këtë proces.

“Ne e vlerësojmë këtë veçanërisht se falë mënyrës së hapur, gatishmërisë së Presidentit dhe ekipit të tij, jemi mirëpritur brenda kështjellës së Brukselit si të barabartë. Madje na është dhënë mundësia për t’u ndjerë se si është të jesh i barabartë në këtë kështjellë. Jam entuziast vërtetë që Komiteti do të shërbejë për qëllimin e ndihmës që të nxisë aktorët tanë të rriten dhe të bëhen një pjesë e rëndësishme e anëtarësisë së Shqipërisë në jetën e familjes europiane si anëtare e barabartë, shpresoj dhe dëshiroj”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ka qenë një rrugë e gjatë, por tani po jetojmë në një moment ku Brukseli dhe BE na kanë surprizuar me vullnetin e tyre mjaft të fortë dhe gatishmërinë mjaft të qartë për të na marrë brenda.

“Kur kujtoj prej herës së parë kur e nisëm këtë rrugëtim të gjatë, më shumë se 30 vjet më parë, kjo është hera e parë që yjet tona janë në një linjë me yjet e BE-së, kjo jo vetëm sa i takon të ardhmes dhe perspektivës por edhe sa i takon të tashmes”, shtoi Rama.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com