“Jam baba dhe gjysh krenar”, deklarata e Bernardit në BBV: Jam homoseksual
Në një moment emocional gjatë prime-it të kësaj të shtune në Big Brother VIP 4, Bernardi ka bërë një deklaratë të fuqishme për orientimin e tij seksual.
Pas një debati të ndodhur gjatë javës brenda shtëpisë, Bernardi shprehu hapur identitetin e tij, duke thënë:
“Jam një baba krenar, jam gjysh krenar, nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual.”
Deklarata e tij është pritur me duartrokitje nga publiku dhe mbështetje nga disa prej banorëve të shtëpisë.
Me këtë qëndrim të hapur, Bernardi jo vetëm që ka ndarë një pjesë të rëndësishme të identitetit të tij, por gjithashtu ka dërguar një mesazh të fortë për pranimin dhe krenarinë personale. Mbetet për t’u parë se si kjo deklaratë do të ndikojë në dinamikën e lojës dhe në marrëdhëniet brenda shtëpisë.
Fraksion.com

