AktualitetTë fundit

Aksident në aksin Korçë – Bilisht, përplasen dy automjete, dyshohet për një viktimë

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Zëmblak.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se sipas informacioneve paraprake, dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Dyshohet se si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person.

Ende nuk dihen rrethanat e plota se si ka ndodhur ngjarja, por policia ndodhet në vendngjarje.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com