Nancy VanHorn me anëtarët e KLP: Veproni me integritet, pavarësisht sfidave dhe presioneve
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke njohur rolin e tyre vendimtar në mbështetje të reformës në drejtësi.
Sipas njoftimit, VanHorn nxiti anëtarët që të veprojnë me integritet dhe të marrin vendime në dobi të sistemit, pavarësisht sfidave dhe presioneve.
“Së bashku, ne jemi të angazhuar për forcimin e drejtësisë dhe integritetit në Shqipëri,” thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.
Fraksion.com

