“Hajdutëve do t’u bëhet gjyqi publik në bazë dokumentesh”, Spiropali i mbyll mikrofonin Berishës: Nuk ka fjalë më!
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh nga vendi i tij se kryetarja e Parlamentit i preu fjalën deputetes Ina Zhupa “vetëm se iu drejtua ministres me epitetin që i drejtohet mbarë Shqipëria”.
Ai vijoi duke i thënë Spiropalit se nëse dikush iu drejtohet me fjalën “hajdut” pa u bazuar në dokumente mund të padisin për shpifje.
Berisha: Nuk mund të mos denoncoj brutalitetin me të cilin kryetarja i pret fjalën deputetes dhe proteston për faktin e vetëm se ajo i drejtohet asaj me epitetin që i drejtohet mbarë Shqipëria. Nëse ndonjë këtu iu thotë hajdut pa u bazuar në dokumente zyrtare.
Spiropali: Nuk është për procedurë.
Berisha: Të lutem, të lutem. Keni të drejtë të padisni për shpifje nëse s’ka dokumente. Por nëse në bazë dokumentesh bëhet gjyqi publik i hajdutëve, do bëhet.
Spiropali:Ju tërheq vëmendjen, kjo nuk është për procedurë dhe nuk ka fjalë më.
Fraksion.com

