Vrasje në azilin e pleqve: Pse më ke zënë krevatin! Si nisi sherri në orët e para të mëngjesit
Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në një azil pleqsh në Tiranë, ku një i moshuar goditi me bastun hekuri, duke i shkaktuar vdekjen shokut të tij të dhomës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në një dhomë të azilit ku dy të moshuarit janë konfliktuar me njërin tjetrin për krevatin. Mësohet se autori, shtetasi me inicialet Z. Sh., 78 vjeç, i ka thënë shokut të tij të dhomës se “pse më ke zënë krevatin”.
Autori e ka qëlluar disa herë me bastun në disa pjesë të trupit dhe në kokë, duke e lënë 82-vjeçarin të vdekur në vend. Menjëherë punonjësit e stafit të azilit kanë njoftuar ambulancën dhe policinë për ngjarjen e rëndë. Pas ngjarjes autori i dyshuar është arrestuar, ndërsa ndodhet në polici.
Fraksion.com

