AktualitetTë fundit

‘Vrasja me bastun në azil në Tiranë”, i moshuari: Autori jetonte këtu bashkë me gruan

Një vrasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në zonën e Ali Demit në Tiranë.

Mësohet se historiani Zyhdi Shehu ka vrarë me bastun Virxhil Veshon, pas sherrit për krevatin. Në lidhje me ngjarjen e rëndë, ka folur edhe një prej të moshuarve që jeton në azil.

“Autori ka dhe gruan në azil. Mirë na trajtojnë. Kemi dhe infermiere. Po, kemi kujdes”, tha Haziz Abdija.

Ndërsa, vëllai i Haziz Abdijës, Fatmir Abdija tha se në këtë azil kushtet ishin të mira.

“Vëllai im deri tani ka qenë i kënaqur. Vëllai im ka qenë në këtë azil prej një viti e gjysmë. Këtu iu duk vend më i mirë. Vëllai ndihet shumë mirë këtu. Nuk ka pasur probleme”, tha Fatmir Abdija.

 

Farksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com