Situata e zjarrit në Finiq, alarmante. Rrezikohen banesa dhe parku arkeologjik
Situata e zjarreve në Finiq paraqitet alarmante. Kjo të paktën sipas Prefektit të Vlorës, Kristaq Kiço, i cili në një komunikim me News24 tha se zjarri ka përparuar në drejtim të malit Finiq dhe ka dalë nga ana e pasme e tij.
Kiço tha se kjo është nga situatat më të vështira që është përballur Qarku i Vlorës me situatat e zjarreve, ndërsa shtoi se ekipet zjarrfikëse ndodhen në terren, ndërkohë që flakët favorizohen nga era dhe terreni i vështirë.
Prefekti i Vlorës tha se flakët po përparojnë në drejtim të fshatit Mavropull, ndërsa po shikohet mundësia që të ketë ndërhyrje nga ajri.
Fraksion.com

