Rama dhe Manja në Livadh, Himarë: Dibrani në krahun tim i thotë vlonjatit “Gzoju për verë se…”
Kryeministri Edi Rama ndau sot një foto me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja në plazhin e Livadhit në Himarë.
Kryeministri ka zgjedhur që këtë ditë pushimi në Himarë ta shfrytëzojë për të pirë një kafe me ministrin e Drejtësisë.
Mes batutave për Manjën, që është nga Dibra, Rama tregon se do vijë koha kur tuneli i Murrizit do ‘sfidojë’ për nga afërsia me Tiranën, tunelin e Llogarasë.
Rama u shpreh se ka një betejë mes tuneleve të Murrizit dhe Llogorasë.
“Në Livadh, Himarë, beteja e tuneleve mes Murrizit dhe Llogorasë, ku dibrani në krahun tim i thotë vlonjatit në pasqyrën e ajfonit, “Gzoju për verë me tunelin 2 or ka Tirona, se erdh 31 dhjetori e do t’marr n’Dibër t’shofësh ça osht gzimi dimrit nji or larg Tirone”, shkruan Rama.
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila ndoqi dje nga afër ecurinë e punimeve segmentit rrugor Ura e Cerenecit – Peshkopi u shpreh se, “ky dhjetor i 2024-ës do të jetë edhe përfundimi tërësor i Rrugës së Arbrit, duke mbyllur tunelin e Murrizit”.
Balluku theksoi se, “tashmë jemi drejt përfundimit atje të armatimit të të gjithë tunelit, janë 400 metrat e fundit dhe me përfundimin e armatimit pjesa tjetër e punimeve, elektromekaniket, shtrimi i bazës dhe gjithçka tjetër nuk janë më problem për ne”.
Fraksion.com

