Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës, Teliti: Integrimi mbahet peng nga qeveritarët që duan të vjedhin!
Ashtu siç ishte parashikuar, ka nisur protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës.
Eksperti i çështjeve ekonomike në PD Dorian Teliti, në fjalën e tij tha se shqiptarët do të rezistojnë deri në largimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Teliti tha se Bashkia e Tiranës duhet t’ju kthehet qytetarëve. Sipas tij, integrimi i vendit mbahet peng nga qeveritarët, që duan të vjedhin.
Dorian Teliti: SPAK nuk merr hapin e radhës, që është anulimi i kontratës së inceneratorit. Shqiptarët do të rezistojnë deri në largimin e Veliajt. Zyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës duhet t’ju kthehet qytetarëve. Ne nuk jemi vend i botës së tretë.
Kjo është protesta e 20 që opozita zhvillon kundër bashkisë së Tiranës, ku kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj
Fraksion.com

