AktualitetBota+Të fundit

Humb jetën 4-vjeçarja pasi qeni i bie mbi kokë nga kati i 5-të

Një 4-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Sana Khan, ishte duke ecur me nënën e saj pranë shtëpisë së tyre në Mumbra, kur një qen i ra mbi kokë nga kati i 5-të i një banese.

Është ende e paqartë se si qeni ra në rrugë nëse u hodh, apo nëse dikush e shtyu, tha policia. Qeni, i cili mbijetoi me disa fraktura, është dërguar në një qendër shpëtimi në Karnala.

Edhe pse 4-vjeçarja u dërgua në spital, mjekët nuk mundën të bënin më shumë sesa të shpallnin vdekjen e saj. Qeni i bardhë pas goditjes tek fëmija u ngrit në këmbë, por nuk dihet nëse ka mbijetuar më pas.

Sipas nënës së vajzës, e cila foli për Times of India, policia që po heton ngjarjen nuk sheh asnjë aktivitet kriminal.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com