Gjeneral Dimo: Dronët “Bayraktar” në gatishmëri për emergjencat
Komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral Ferdinand Dimo, u shpreh sot në një intervistë televizive se, dronët “Bayraktar” do të jenë në gatishmëri për emergjencat. Sipas tij, këto dronë do t’i duhen Shqipërisë për monitorimin e hapësirës për mbjellje të drogës, për të luftuar paligjshmërinë, elemente të tjera të sigurisë kombëtare etj.
Dimo shtoi gjithashtu se dronët mund të kontrollojnë kufijtë, aktivitetet e paligjshme ose kërcënimet.
Lidhur me zjarret në vend, Dimo nënvizon se, institucionet kanë qenë dhe mbeten në gatishmëri për të gjitha rastet.
“Ne mund të bëjmë dhe patrullim, për veprimtari të paligjshme. Këta dronë mund të na tregojnë edhe koordinatat se ku ka rënë një zjarr. Edhe bimët narkotike mund të zbulohen me dronë. Gjithashtu, ndërtimet pa leje mund të zbulohen nga këta dronë”, tha ai.
Dimo u shpreh se kanë bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme.
“Këto dronë do të drejtohen nga një ekip që përbëhet nga pilotë, inxhinierë etj. Personeli është profesionist edhe sa i përket ruajtjes dhe sigurisë së informacionit. Avionët pa pilotë tashmë janë në punë 24/7 dhe për çdo kërkesë për monitorim të hapësirës ne jemi të gatshëm të kthejmë përgjigje. Dronët kanë kushtuar afër 49 milionë dollarë”, tha ai.
Në lidhje me zjarret, Dimo u shpreh për “News 24” se, “ne si institucione kemi qenë e mbetemi në dispozicion të qytetarëve, kur këta të fundit kërcënohen nga zjarret”.
Fraksion.com

