Sulmet ajrore izraelite godasin një shkollë të OKB-së në Gazën qendrore
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cilësoi “ushtri të trupit opozitar” situatën e krijuar në Kuvend prej opozitës, të cilët kërkojnë kthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar.
Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, Spiropali tha se, “kjo që po bëni ju nuk quhet as opozitë. Kjo ka vetëm një emër, utopia. Ushtria e turpit opozitar. Ushtria e turpit të opozitarëve pa ide, pa atdhe”.
“Të vini këtu të bllokoni foltoren, të fyeni. Me të parën tërhiqet vëmendja, tërhiqet dhe njëherë, më pas nxirren jashtë kësaj salle, ose kalojmë në votim e mbyllim këtë seancë derisa këta të mësojnë të sillen dhe të vijnë në seancë”, tha ajo.
“Ishte e parashikuar gjithçka që thatë e bëtë këtu. Nuk është hera e parë që ansambli utopia i ka bërë këto. Në 2009 Flamur, kur menduat që gjetët shkas ju për të djegur mandatet, nuk doni të kuptonit as atëherë, as tani se sapo kishte filluar dimri juaj. Nuk e kuptonit as në 2019, sepse i besuat edhe vetë propagandës tuaj dhe morët përgjigjen e shqiptarëve. Tani në prag të verës po bëni të njëjtën gjë. Doni të nisni revolucionin në gotën tuaj të thyer. E keni të shkurtër dorën dhe nuk do të arrini të dëmtoni vendin”, tha Spiropali.
Spiropali iu këshilloi për deputetët e opozitës të mbledhur përpara foltores të Kuvendit që të dalin jashtë dhe t’iu shtohen numrit të protestuesve jashtë.
“Dorën mund ta përdorni të kapeni për flokësh me njëri-tjetrin, kë fusni apo nxirrni nga grupi, për të mos u mbytur në detin mes Shqipërisë dhe Italisë. Është më mirë të dilni jashtë dhe të shtoni numrin e protestuesve se këtu jeni shumë pak. Këtë jua them me dashamirësi që dhe ne të vijojmë normalisht Kuvendin”, u shpreh Spiropali.
Fraksion.com

