Alizoti: Shqipëria një Meksikë e vogël, këtu nuk vriten kandidatët sepse nuk luftohet droga
Deputeti i Grupit Parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti, nga studio e emisionit “Open” në News24 u shpreh se Shqipëria ka të njëjtat kushte si Meksika.
Alizoti tha se fakti që Kryeministri ka takuar në zyrë një përfaqësues të Sinaloas, sikundër thuhet, atëherë çfarë duhet pritur më shumë për të thënë se kemi statusin si Meksika.
Një apartament në Tiranë kushton 3 mijë apo 4 mijë euro m2 dhe ky është një pastrim i madh parash. Rreziku i madh sot është narkokracia, sepse me paratë e drogës bën lobime marramendëse.
Shqipëria sot është një Meksikë e vogël. Opozitarizmi sot është pothuajse i pamundur, pasi nëse protestojnë 5 vetë, dalin 500 vetë që sulmojnë ata që protestojnë.
Jemi në një fazë shumë të vështirë, në një fazë që zhduken 500 mln euro dhe nuk reagohet”, tha Alizoti.
Ai u shpreh se në Shqipëri duhet të krijohet një revolucion shoqëror, duhet një lëvizje e intelektit shqiptar, sepse jemi në një situatë më të vështirë se në kohën e komunizmit.

