AktualitetPolitikëTë fundit

Qytetar nderi i Tiranës, batuta e Ali Ahmetit: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, marr 5 mijë euro gjobë

Në fjalën e tij falënderuese, Ahmeti tha se rruga ka nisur me planin për bashkimin e tokave shqiptare, por se me ndryshimin e rrethanave u ndryshua edhe strategjia.

Ndër të tjera, Ahmeti bëri dhe batuta duke thënë se nëse nuk e mban flamurin shqiptar në zyrë gjobitet me 5 mijë euro.

“Të dashur vëllezër e motra, i dashur kryeministër, i dashur president Moisiu, president Topi, i dashur Balla, i dashur Namik, i dashur ministër i Jashtëm, e dashur Arta Dade, profesorë e diplomatë, i dashur zoti Majko, ambasador në Maqedoni, unë kam miq këtu, shumë, Iliri, Shkëlqimi, Ismeti, i dashur Sokol Peza, i dashur Shaban, profesor, i dashur Erion, do të doja t’ju falënderoj nga zemra. Kjo është Tirana dhe e Adem Jashari, Tirana e Zaim Pajazitit e Xhevë Krasniqit
Tirana ka qenë e varfër, por ne na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj.
Me qindra janë dëshmorë që nëna këtu në prehrin e vetë i ka mbajtur. Do të doja t’ju falënderoj, por një fjalë e një plaku të urtë na tha; ‘Mos e falënderoni njëri-tjetrin nëse të gjithë keni punuar në arën tuaj, vetëm punë e mbarë të thuhet kur punët bëhen’.
Vërtet Shqipëria ka ndarë bukë e kripë me zemër me ne, me të gjithë ata që nuk janë sot, por është Kosova shtet, janë shqiptarët në Maqedoni shtet formues.
E kam thënë botërisht se kur kemi nisur veprimtarinë e kemi nisur për bashkimin e tokave shqiptare dhe nuk kam asnjë reverëve, se ka dhe asisoj që thotë e kemi nisur për demokraci.
E kemi nisur për bashkimin e tokave shqiptare, rrethanat ndryshuan dhe ne ndryshuam strategjinë, duke parë gjeopolitikat, gjeostrategjitë dhe u përkushtuan në çlirim e Kosovës, por pa garanca që nuk do të ketë kryengritje në Maqedoni, sepse Shqiptarët që morën pjesë vullnetarisht në luftën e Kosovës, ca u vranë në burgjet e Idrizovës dhe kjo situatë ishte e pakontrollueshme, por edhe e përpunueshme shumë më herët sepse shqiptarët në Maqedoni ishin të diskriminuar.
I dashur Edi, sot edhe ju Skënderbeun e Tiranës po dhe unë e kam në Shkupin e vjetër, mu në qendër. Dhe ju me krenari është flamuri kombëtar, por edhe unë dënohem nëse nuk e kam flamurin kombëtar në kancelari, në zyrë, në komunë, 5 mijë euro është gjoba.
Tre universitete, i dashur Edi, ia kemi marrë Mlladiqit, në Shkup i Nënë Terezës, në Tetovë dhe Kumanove. Kemi dhe shumë punë për të bërë, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen që na ka dhënë shteti shqiptar.
Unë e njoh Tiranën e 2001, por jo të 2024. Është komplet tjetër dhe kjo nuk më gëzon vetëm mua, por çdo shqiptar që vjen dhe e viziton. Doja t’ju falënderoj për këtë nder, do përpiqem të jem qytetar i disiplinuar Çdo aktivitet që ju keni, unë do të jem pjesëmarrës sepse tani është dhe qyteti im”, tha Ahmeti.

Fraksion.com