AktualitetBota+Të fundit

Blogeri rrëfen se si djali i tij i porsalindur vdiq teksa ai e la pa ngrënë

Një baba ka rrëfyer se ka vrarë ‘me duartë e tija’djalin e tij të porsalindur teksa e la pa ngrënë dhe u përpoq të provonte se foshnja nuk mund të mbijetonte vetëm me rrezet e diellit.

Fëmija i tij Kosmos vdiq nga ‘ pneumonia dhe dobësimi’ pasi Maxim Lyutyi, 44-vjeç dhe partnerja Oxana Mironova, 34-vjeç, nuk arritën ta ushqenin siç duhet djalin, më pak se një muajsh.

Babai rus po përballet me deri në tetë vjet burg dhe një gjobë për ‘shkaktim të qëllimshëm të lëndimit të rëndë trupor.

Ai pranoi fajin e tij në një paraqitje përfundimtare në gjykatë përpara dënimit këtë javë në Soçi.