AktualitetEkonomiTë fundit

Media britanike krahason Shqipërinë me ‘Maldivet e Europës’

Media britanike ‘Ladbible’, shkruan se britanikët po nxitojnë të rezervojnë fluturime të lira pasi zbuluan vendin e afërt, krahasuar me ‘Maldivet e Europës’.

endet luksoze mund të mos jenë për buxhetin e të gjithëve, por ‘Maldivet e Europës’ janë.  Fill pasi e zbuluam këtë destinacion, britanikët po nxitojnë të rezervojnë bileta të lira për atje, – shkruan ‘Ladbible’.

Një grua u habit nga ky krahasim klishe dhe shkroi në ‘X’: Në një telefonatë pune dje dikush tha se do të shkojë në Shqipëri, ndërsa dikush tjetër tha: me sa duket janë ‘Maldivet e Europës’.

Gjithashtu, në artikull shkruhej se fshati i bukur i Ksamilit krenohet me plazhe me rërë të bardhë, ujëra të kristale dhe mot të mrekullueshëm dhe fluturimet drejt Shqipërisë nuk kushtojnë sa biletat për në Maldive.

Dikush tjetër theksoi në ‘X’: 663 dollarë për një javë, në një hotel me katër yje në Ksamil, Shqipëri, ndërsa fluturimet janë 190 dollarë për katër persona, në maj. Me sa duket kam gjetur destinacionin e ardhshëm të pushimeve. Duket joreale!

 

Fraksion.com