AktualitetSportTë fundit

Luhet miqësorja Suedi-Shqipëri: Minutë pas minute

Shqipëria luan sot miqësoren e dytë të Marsit atë përballë Suedisë. Në “Friends Arena” kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren pas humbjes në Parma kundër Kilit. Ndeshja si gjithmonë transmetohet falas në Tv Klan.


Suedia: Olsen, Krafth, Lindelof (C), Augustinsson, Isak, Forsberg, Starfelt, Gustafson, Kulusevski, Nilsson, Olsson

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Gjimshiti (C), Balliu, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Broja


31’ – Luajmë në Stokholm, por duket si në Tiranë. Në sfond dëgjohen vetëm koret e tifozëve kuqezi.

30’ – Ramadani fiton një top të bukur. Pason për Asanin, i cili kroson, por askush nuk është në zonë për të përfituar.

29’ – Broja shkakton frikë për mbrojtësit suedezë. E vetmja mënyrë për ta ndalur është t’i shkaktojnë faull.

23’ – Tashmë ishte radha e Qazim Laçit. Driblon bukur, por goditja nuk gjet katërkëndëshin e mbrojtur nga Olsen.

22’ – Armando Broja shënon gol, por nuk vlen. Arriti të përfitonte nga ajo gjuajtje e Mitajt, por rezultati mbetet 0-0.

20’ – Goditje dënimi për Shqipërinë! Nedim Bajrami tenton portën, por portieri Olsen reagon dhe e dërgon në goditje këndi.

18’ – Shpëtojmë falë shtyllës. Rrezikuam shumë. Mitaj humbi një top i cili përfundoi në këmbët e Forsberg, por goditja e tij preku shtyllën. Fati ishte me ne.

16’ – Siç e thamë edhe më poshtë mbrojtja shumë kompakte deri më tani. Gjimshiti dhe Mihaj sapo bllokuan një tentativë të rrezikshme të Nilsson.

15’ – Shumë mirë mbrojtja e Shqipërisë deri më tani. Mbyllet mirë çdo aksion i suedezëve ndërsa katërshja e mbrojtjes është shumë kompakte. Kuqezinjtë po kërkojnë më shumë kundërsulmet me Armando Brojën që shkakton frikë sa herë prek topin në këmbë.

11’ – E pabesueshme! Kristjan Asllani jep një top që shfrytëzohet mjaft mirë nga Armando Broja që shkon drejt zonës së Suedisë. Rrëzohet në zonë, por arbitri rumun Marcel Birsan nuk akordon penallti.

8’ – Tentativa e parë drejt portës. Godet Isak, sulmuesi i Newcastle, por i gatshëm Strakosha dhe pret.

7’ – Një detaj interesant nga sfida e sotme. Mosha mesatare e kombëtares shqiptare e hedhur në fushë nga minuta e parë është 26.7 vjeç, ndërsa për Suedinë, 28.7 vjeç.

5’ – Suedezët më kërkues në 5 minutat e para të sfidës. Deri më tani asnjë rast për skuadrat.

0’ – Nis sfida Suedi-Shqipëri!


 

Fraksion.com