“Vuan nga autizmi”, Meritoni trondit me rrëfimin për djalin, i bën thirrje ish-bashkëshortes: Me lejo të jem afër tij! Përlotet Ledjoni dhe banorët
Meritoni ka tronditur me rrëfimin e tij gjatë mbrëmjes së sotme për djalin, ku tregoi për herë të parë se vuan nga autizmi.
Meritoni tha se djalin e tij e takoi për herë të parë kur ai ishte dy vjeç, pasi nuk mund të udhëtonte sepse nuk kishte vizë. Mes lotësh, Meritoni tha se kauza e tij brenda Big Brotherit është pikërisht autizmi dhe nëse do të fitonte çmimin e madh, gjysma do të shkonte për djalin e tij, gjysma për fëmijët e tjerë me autizëm.
Ai tha se ka muaj që nuk e takon sepse ish-partnerja nuk e lejon. Për këtë, ai i bëri dhe një kërkesë publike, duke i kërkuar që t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet për djalin e tyre. Kjo histori përloti moderatorin Ledion Liço dhe banorët e tjerë.
Kam shumë emocione kur flas për djalin se kam shumë muaj që nuk e kam ni, nuk e kam pa, nuk e kam pa as në kamera dhe nuk e kam prek as nga afër. Leari i ka ka pas prindërit 22 vjeç kur erdhi në jetë. Unë nuk e kam parë djalin kur kam lindur, për herë të partë ja kam dëgju zërin nga telefoni. Nuk isha për shkak të pandemisë dhe disa problemeve. E kam takuar për herë të parë kur i ka pas dy vjet. E kam të vështirë me fol se therem në emocion, takimi parë, një vogëlush kaçurrels i bukur. Kam pasur probleme me mamin e djalit. Malli më ka marrë, konktak s;’ka kurrkush me mamin e vet. Më ka marrë shumë malli, Leari do bëhet burrë, ka për të kuptuar edhe ndarjen tonë. Do i kërkoj falje për shumë gjëra, çdo gjë që bëj e bëj për Learin dhe njerëzit që i du mas shumti”-ishte rrëfimi i Meritonit në dhomën e rrëfimit.
“Ne jemi njohur si 17-vjeçar, kemi pasur një dashuri shumë të madhe, quhet Egesa. Në moshën 22-vjeçare kuptuam që do bëheshim prindër. Më pas filluan problemet si çift, Egesa jetonte në AustrI, Problemi ishte ku të jetonim, ajo vendosi me qiti kusht, ose duhesh me ardh në Austri ose ne nuk vimë. Kjo ishte arsyeja pse u ndamë. Më i sigurt isha me jetu në Prishtinë dhe me ardh djali me mamin me jetu me mu. Këtu filloi ndarja jonë. Pash një Meriton të vogël.
Jam brenda për shkak të një kauze që nuk e kam fol asnjëherë me banorët brenda shtëpisë. Leari është njëri prej fëmijëve të tjerë që është me autizëm, kjo ka qenë arsyeja. Nëse fitoj, gjysma për djalin e tjetra për fëmijët në autizëm. Është 5 vjeç dhe si fëmijët e tjerë, problem në të folur…Gjej rastin të kërkoj falje për çdo gjë. Unë dua të jem pjesë në jetën e djalit tim. Unë du me kon pjesë e zhvillimit të tij, me e ndihmu në pjesën tjetër jetë. Do i kërkoja publikisht, me i lënë anash problemet dhe me ma lënë gjysmën time afër meje”-tregoi sonte Meritoni gjatë spektaklit.
Fraksion.com