Në kujtim të Ergi Dinit! Kevin Malo homazhe zërit të pavdekshëm
Sonte në “X Factor”, konkurrenti Kevin Malo i bëri një nderim të ndjerit Ergi Dini me interpretimin e këngës së “Morphine”.
Ergi Dini, fitoi “X Factor” në 2014 dhe ishte një nga zërat më premtues shqiptar. Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë tragjikisht në një aksident automobilistik në 2016.
Ergi Dini la gjurmë të pashlyeshme në industrinë e muzikës me vokalin e tij të fuqishëm dhe performancat emocionuese.
Edhe pse e pati shumë të shkurtër rrugëtimin, Ergi do mbetet gjithnjë në kujtesën e shqiptarëve./tvklan.al
Fraksion.com

