“Europë reago, Gjergj Lucën na shpëto”, Biznesmeni: Dashnorët e lirisë protestojnë çdo natë për mua
Biznesmeni Gjergj Luca ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili edhe pse është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur lidhur me hetimin për aferën ‘Parizani’, mban fjalime çdo mbëmje nga ballkoni i tij.
Gjergj Luca ka improvizuar një skenë si ajo që e shohim çdo mbrëmje, poshtë ballkonit të Sali Berishës.
Në video, ndërsa disa ‘mbështetës’ janë mbledhur poshtë ballkonit të Lucës ai mban një fjalim ironik kundrejt Berishës.
Madje një prej qytetarëve të mbledhur poshtë ballkonit të Lucës është maskuar si Sali Berisha dhe mban në dorë një pankartë ironike “Europë reago, Gjergj Lucën na shpëto’./shqiptarja
Fraksion.com

