Vuçiqi falënderon Irakun për mosnjohjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka falënderuar shtetin e Irakut për mosnjohjen e Republikës së Kosovës, pas takimit me kreun e Parlamentit irakian, Muhamed El Halbusi.
Ai ka shkruar në Instagram të martën se ka pasur takim me El Halbusin, duke theksuar se kanë biseduar mbi përmirësimin e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Irakut, situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe Lindjen e Mesme.
Fraksion.com

