AktualitetBota+Të fundit

Udhëheqësi suprem i Iranit: Teherani nuk ishte i përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha të martën se Teherani nuk ishte i përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, por ai vlerësoi sulmin që la më shumë se 900 njerëz të vdekur.

“Përkrahësit e regjimit sionist dhe disa nga ai regjim uzurpues kanë thënë disa marrëzi ditët e fundit se Republika Islamike e Iranit qëndron pas këtij akti. Ata e kanë gabim”, tha ai.
“Ata që thonë se aktet e palestinezëve vijnë nga jo-palestinezë, nuk kanë një kuptim të vërtetë të popullit palestinez dhe bëjnë llogaritje të gabuara,” shtoi ai.

Kujtojmë se shkalla dhe sofistikimi i inkursionit të Hamasit në Izrael të shtunën nxiti pyetje nëse grupi militant mund ta kishte bërë i vetëm.

Zëvendës-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jon Finer, tha se nuk ka asnjë “informacion të drejtpërdrejtë” që lidh këto sulme me Iranin në këtë moment, por se SHBA-ja beson se Irani është “gjërësisht bashkëpunëtor” në sulmet e Hamasit në Izrael.

Lexoni më shumë rreth marrëdhënieve të Hamasit dhe Iranit këtu: Hamasi dhe Irani janë aleatë të vjetër. A ndihmoi Teherani me sulmin e tij ndaj Izraelit? 

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com