AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Gjimnazi “Partizani” xhevahiri i ri, tjetër shkollë e rilindur në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga gjimnazi “Partizani”, e cila, theksoi kreu i qeverisë “është një tjetër shkollë e rilindur në Tiranë”.

Gjimnazi “Partizani” është xhevahiri i ri që i shtohet buqetës së shkollave të rindërtuara dhe të transformuara në Tiranë. Shkolla ka hapur dyert këtë vit për nxënësit e saj, me kushte moderne, hapësira të reja shtesë, por edhe terrene sportive.

Ditën e djeshme morën pjesë në përurimin e këtij gjimnazi kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku.

I transformuar krejtësisht, gjimnazi “Partizani” në Tiranë i shtohet buqetës prej 42 shkollave të ndërtuara në kryeqytet, me klasa të reja, laboratorë, bibliotekë, si dhe palestër të re.

Godina e re ka hapësira shumë herë më të mëdha, me laboratorë të rinj, palestër dhe klasa të reja mësimi.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com