FjalaTë funditUnë

Dhe Zoti vetë u dashurua me Evën

Nga Mina T. Qirici

E krijoi sipas shëmbëlltyrës së tij.
Fillimisht formatoi Adamin!
Për Evën u mendua gjatë.
Kur e mbaroi u magjeps!
Përsosmërisht e bukur!
Sytë!
Balli!
Faqet!
Buzët!
Gusha!
Gjoksi!
Barku!
Duart!
Shalët!
Këmbët!
Seksin e bëri të ëmbël!
Hyjnore!
Meshkujt të çmendeshin pas saj!
Dhe Zoti tha:
-Do marrosësh njerëzimin!
Do të bien në gjunjë princër!
Mbretër!
Perandorë!
Hyjnitë do kërkojnë dashurinë tënde!
Një mijë jetë të kesh, në një mijë jetë do të duan!
Në një mijë botë të shkosh, në një mijë botë do të të kërkojnë!
E bukur!
E zgjuar!
E ëmbël!
Zbavitëse!
E çmuar!
Perlë!
Diamant!
Dielli!
Yjet!
Hëna!
Mali dhe deti!
Zjarri dhe akulli!
Vera!
Pranvera!
Vjeshta!
Dimri!
Ti do ndryshosh botën!
Grua!
Bashkëshorte!
Nënë!

Zoti ra në dashuri me Evën!
Maria nga Nazareti lindi Jezu Krishtin, Birin e perëndisë!
Zotat zbrisin nga qielli, bashkë me yjet dhe marrin dashurinë dhe kënaqësinë e Evës!
A nuk janë Herkuli, Akili, Elena e Trojës bijë të Zeusit, ngjizur në barkun e femrës tokësore?
Penelopa, mishërimi i besnikërisë së gruas dhe pritjes për Odisenë, mbretin dhe dashurinë e saj?
Kleopatra, mbretëresha e Egjyptit të lashtë që çmendi Jul Cezar, perandorin më të fuqishëm të botës?
Olimbia nëna që lindi Aleksandrin e Madh?
Merylin Monre me presidenin e SHBA?
Princesha Diana e Anglisë?

Nder!
Respekt!
Dashuri!

Krijesa mahnitëse e Perëndisë!/ nga Fb e autorit

Fraksion.com