Gjermani: Itineraret më të bukura për udhëtime me makinë
Kështjella madhështore dhe qytete mesjetare gjen përgjatë së ashtuquajturës Rruga Romantike e Gjermanisë, e cila lidh qytetin e Vyrcburgut (Würzburg) me Fysen (Füssen) në Bavari, rrëzë Alpeve.

Kështjella Neuschwanstein
Rruga prej 400 kilometrash kalon përgjatë lumenjsh të qetë, pyjesh dhe vargmalesh mbresëlënëse për të arritur në destinacionin e saj përfundimtar në kështjellën ikonike Neuschwanstein.
Rruga Alpine e Gjermanisë
Rruga piktoreske alpine gjermane përshkon 450 kilometra në Gjermaninë Jugore nga Liqeni i Konstancës në Liqenin Königssee.

Liqeni Königssee
Rruga e Kështjellave
Rruga e Kështjellave të Gjermanisë e themeluar në vitin 1954 dhe që çon nga Manheim nëpërmjet Heilbronn-it në Nuremberg, do t’ju bëjë të ndiheni sikur jeni kthyer prapa në kohë.

Kalaja e NurembergutFotografi: Daniel Karmann/dpa/picture alliance
Ajo kalon përgjatë disa ndërtesave historike më mbresëlënëse të Gjermanisë, mes tyre Kalaja e Nurembergut, disa prej të cilave datojnë shekuj më parë. E përkryer për adhuruesit e historisë dhe kulturës!
Rruga e Verës në Baden-Wurttemberg
Rruga e verës prej 500 kilometrash në Baden-Wurttemberg është një kënaqësi për adhuruesit e verës. E themeluar në vitin 1954 ajo kalon nëpër zona ku kultivohet vera në rajonin buzë Pyllit të Zi (Schwarzwald).

Lugina e verës KaiserstuhlFotografi: fotoping/Zoonar/picture alliance
Kjo rrugë ofron pamje spektakolare vreshtash dhe luginash të praruara nga dielli, si kjo pranë Kaiserstuhl. Përgjatë kësaj rruge gjenden edhe kantina dhe bare të shumta tërheqëse që ofrojnë verë.
Rruga e Limes
Shekuj më parë ushtarët romakë patrullonin në këtë segment të mbrojtjes kufitare që ndante Perandorinë Romake nga territori i fiseve gjermane. Sot Limes është regjistruar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Pamje nga fortifikimi kufitar i rindërtuar në SaalburgFotografi: picture alliance / epd-bild
Për të eksploruar mbetjet e fortifikimeve kufitare të rindërtuara me kujdes, mund të ndiqni Rrugën Limes, e cila ju çon nga Rheinland-Pfalz në Bavari.
Rruga e Aventurave Vullkanike
Fatmirësisht vullkanet e Gjermanisë nuk janë më aktive, por kanë lënë gjurmë të dukshme në peizazh.

Liqeni vullkanik LaacherFotografi: H. Blossey/blickwinkel/picture alliance
Rruga gjermane e vullkaneve, 280 kilometra e gjatë, ofron një mundësi unike për t’i zbuluar ato dhe për të mësuar më shumë rreth gjeologjisë së planetit tonë. Liqeni Laacher, për shembull, është një liqen vullkanik.
Gjurmë të Trashëgimisë Industriale të Gjermanisë
Furrënalta jashtë përdorimit, galeritë e minierave dhe shinat e trenave mbulojnë Luginën Ruhr të Gjermanisë, ish-zemrën industriale të vendit.

Essen – Dikur kompleks industrial, sot pishinëFotografi: S. Ziese/blickwinkel/picture alliance
Shumë prej këtyre vendeve janë sot nën mbrojtje si monumente kulture. Ndiqni gjurmët e Trashëgimisë Industriale të Gjermanisë për të vizituar disa nga këto relike magjepsëse të së kaluarës.
Rruga Përrallore
Kjo rrugë 600 kilometra e gjatë u krijua në vitin 1975 dhe që kalon përmes disa nga vendeve më të magjepsura që mund të imagjinoni në veriperëndim të Gjermanisë.

Bremen: Muzikantët e qytetitFotografi: Peter Schickert/picture alliance
Pjesë e itinerarit është kështjella e Sababurgut, që thuhet se ka frymëzuar përrallën e Bukuroshes së Fjetur të vëllëzerve Grimm dhe Bremenin, ku zhvillohet historia e Muzikantëve të qytetit.
Rrugë të Mbuluara nga Kurorat e Pemëve
Rrugët e mbulura nga kurorat e pemëve shtrihen në një gjatësi prej pothuajse 3.000 kilometrash në të gjithë Gjermaninë, duke kaluar nëpër 10 rajone të ndryshme dhe ofruar një mundësi të shkëlqyer për të shijuar fshatrat e larmishëm dhe të gjelbëruar të Gjermanisë.

Rügen: Rrugë e mbulura nga kurorat e pemëveFotografi: Klein/Bildagentur-online/picture-alliance
Nëse ndiqni këtë itinerar mund të shkoni nga Rügen në verilindje të Gjermanisë, deri në liqenin e Konstancës në jugperëndim.
Shtëpitë me trarë druri
Kjo rrugë shtrihet gjatë gjithë rrugës nga grykëderdhja e Elbës deri në liqenin e Konstancës. Shtëpitë me trarë druri që gjenden në Celle janë një nga shumë prej pikave kryesore të turit.

Celle: Shtëpi karakteristike me trarë druriFotografi: Schoening/Bildagentur-online/picture alliance
Gjatë rrugës mund të shijoni jo vetëm një arkitekturë të mrekullueshme, por edhe parqe romantike, vende historike dhe kuzhinë fantastike./DW
Fraksion.com

