AktualitetTë fundit

“Ç’ishte kjo që bëra?!” I riu që mbyti nënën e tij me plastmas, student ekselent në SHBA

Albi Muhollari,  që shihni në foto, akuzohet se mbyti nënën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Përmet.

Muhollari ka dyshime se kreu krimin, duke mbytur nënën e tij Zeniat Muhollari me platstmas. 24-vjeçari mbaroi studimet në Amerikë dhe është ekselent, ndërkohë dyshohet se vuan nga probleme me depresionin.

I riu ka përfunduar për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara. Po ashtu mësohet se pak ditë më parë, 24-vjeçari ishte kthyer nga SHBA bashkë me nënën dhe babain e tij.

Të afërmit e njihnin si person të qetë, pa precedent të mëparshëm.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes mendore, pas i riu mendohet se vuante nga depresioni.

Albi Muhollari ka qenë në krizë të thellë edhe në momentin e arrestimit, dhe rrugës për në polici ka kërkuar të pinte vetëm ujë.

Para OPGJ-së në momentin fillestar të arrestimit ka qenë i qetë duke thënë vetëm një frazë: “Ça ishte kjo që bëra?”. Në qelinë e Komisariatit përgjatë gjithë qëndrimit ka pirë vetëm  ujë dhe ka ngrënë një kroasant. OPGJ në praninë e avokatit ditën e djeshme e ka marrë në pyetje 24 vjeçarin për vrasjen e nënës së tij.

Muhollari ka pranuar krimin dhe njëkohësisht ka refuzuar të japë shpjegime për ngjarjen duke thënë se do ti bëj të ditura arsyet në një moment tjetër pasi nuk ishte në gjendje. Procesverbali i OPGJ me këtë frazë është mbyllur.

Fqinjët pohojnë se Albi ka qenë duke kërkuar një armë kur mbërriti në Shqipëri, për arsye që ende nuk dihen.

“Kanë qenë në punë të tyre,kanë qenë tregtare që në 90’. Djalin e kishte në Amerikë, nuk e njihnim fare. Dje nuk dëgjuam gjë. Ishin familje e respektuar, se prisnim gjallë në botë. S’kishte pse ta bënte. Ajo grua e mirë shumë, shumë e lartë. Ishin shumë të mirë, asnjëri nuk e priste. Djali ka qenë në shkollë për së mbari, djali më i qetë të tërë habiten. Nuk e di, fat i keq për të dy, edhe për djalin edhe për atë, grua e rrallë”, shprehet fqinja.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com