Miliarderi Bill Gates: E kuptova vonë që jeta nuk është vetëm punë!
Miliarderi Bill Gates ka patur një histori të gjatë suksesi nëpërmjet sipërmarrjeve të tij që kanë bërë histori në të gjithë botën.
Së fundmi, ai është shprehur se do të donte të arrinte të balanconte më mirë marrëdhëniet e punes me jetën e tij.
Ai tha se e kuptoi kur u rrit dhe u bë baba që “jeta nuk është vetëm punë”.
“Kur isha në moshën tuaj, nuk besoja tek pushimet,” u tha Gates të diplomuarve të Universitetit të Arizonës Veriore në një fjalim. “Unë nuk besoja tek fundjavat. I shtyja të gjithë rreth meje të punonin me orë të gjata.
Mos e quani veten debel nëse i jepni kohë vetes për të pushuar.”
Gates tha se në ditët e para të Microsoft ai nuk e kuptonte rëndësinë e një ekuilibri punë-jetë dhe mbante shënim vazhdimisht se cilët punonjës largoheshin më herët ose qëndronin më vonë nga dritarja e zyrës së tij.
“Mos prisni aq gjatë sa unë për të mësuar këtë gjë”, tha Gates. “Merrni kohë për të ushqyer marrëdhëniet tuaja, për të festuar sukseset tuaja dhe për t’u rikuperuar nga humbjet tuaja. Merrni një pushim kur të keni nevojë. Merreni lehtësisht me njerëzit përreth jush kur ata kanë nevojë.”
Fraksion.com