30 vjet World Wide Web publik
30 vjet më parë një shkencëtar në Gjenevë gjeti një rrugë për shkencëtarët që të këmbenin informacionet më mirë me njeri-tjetrin. Ky ishte fillimi i rrjetit botëror digjital, World Wide Web.
Viti 1989 ishte vit ndryshimesh të mëdha. Një prej tyre ndodhi në kokën e Tim Berners Lee. Ky fizikant i qendrës së njohur botërore CERN në Gjenevë, nuk ishte i kënaqur me kaosin e madh në këmbimin e informacioneve midis institucioneve të ndryshme, grupeve të ndryshme të punës dhe grupeve projektuese. Ai gjeti zgjidhjen me anë të krijimit të një rrjeti digjital botëror informacioni, me të cilin shkencëtarët do të lidheshin me njeri-tjetrin.
ShkencĂ«tari 34 vjeçar e shkruajti konceptin e tij nĂ« formĂ« tĂ« shkurtuar. “Vague but exciting” – “E paqartĂ«, por interesante”, e komentoi shefi i tij kĂ«tĂ« Memo. Me sa duket ideja e tij nuk ishte shumĂ« e qartĂ«. Sepse me tĂ« nuk u mor njeri fillimisht. Por Berners-Lee vazhdoi tĂ« vriste mendjen dhe krijoi pjesĂ«t e veçanta pĂ«rbĂ«rĂ«se tĂ« rrjetit digjital botĂ«ror, World Wide Web: TĂ« ashtuquajturat URL pĂ«r adresat e Web-it, HTML, pĂ«r tĂ« pĂ«rshkruar faqet e Web-it, pra pĂ«r t’i programuar ato. Po ashtu duhet tĂ« funksiononte protokolli teknik HTTP pĂ«r linqet dhe mĂ« nĂ« fund duhej krijuar edhe receta pĂ«r njĂ« Webbrowser. PĂ«r publikun botĂ«ror ky zbulim mund tĂ« shihej pikĂ«risht 30 vjet mĂ« parĂ«: MĂ« 30 prill 1993 shkencĂ«tarĂ«t e CERN, hapĂ«n rrjetin digjital botĂ«ror, World Wide Web. KĂ«shtu filloi marshimi fitimtar i internetit. Nga pikĂ«pamja teknologjike shumĂ« pak gjĂ«ra kanĂ« ndryshuar deri mĂ« sot.

Brockhaus-in e zë pluhuri në bibliotekë
Vajzës 13 vjeçare i duhet shpjeguar sot se në atë kohë nuk njihej as internet as smartphone. Në vend të bërjes së pazarit në qendër të qytetit, siç bëhej më parë, blerjet online plotësojnë sot çdo dëshirë. Volumet e Brockhaus i zë pluhuri në bibliotekë, sepse Wikipedia është parimisht adresa që kërkojnë të gjithë ata që duan të marrin informacione për revolucionin e 1789-ës ose për zbulimin e internetit. Kush kërkon një banesë, nuk shfleton më faqen e tretë ose të trembëdhjetë të gazetave të ditës, por kërkon në portalet e internetit dhe gjen aq shumë reklama, sa për të mbushur çdo lloj gazete.

Por ana tjetër e medaljes, për lidhjet me rrjet digjital është dizorientimi, fluksi i madh i informacioneve. Në rrjet të gjithë njerëzit mund të publikojnë dhe vlerësojnë pikëpamjet, idetë, produktet, mallrat dhe vizionet e tyre, dhe kjo ka qenë edhe ideja fillestare e rrjetit dhe funksionimit të tij. Donald Trump është një shembull i mirë për këtë gjë. Atij i mjaftoi mes të tjerash, një llogari në Twitter për të mbledhur një grup ndjekësish besnikë, megjithë informimet e gabuara, ose mbase për shkak të tyre.
Makinat e kërkimit si Google ose DuckDuckGo vërtet ndihmojnë sot që të ndash grurin nga kashta në një fushë të pafund informacionesh. Megjithatë koncernet e mëdha digjitale si Google, Apple, Facebook, Amazon dhe Microsoft janë koncerne botërore interesante, që ndjekin kryesisht interesa përfituese. Ata përfitojnë duke bërë strukturimin e internetit.
Një ide që nuk ka patur lidhje me Tim Berners-Lee. Ai mund ta kishte patentuar teknologjinë e tij të World Wide Web, por vendosi qëllimisht që të mos e bënte këtë. Uria për fitime ishte në kundërshtim me idealin e tij të këmbimit falas të informacioneve.

Niveli tjetër i Inteligjencës Artificiale
Hapi tjetĂ«r po ashtu brenda internetit sapo ka filluar. Ă‹shtĂ« fjala pĂ«r InteligjencĂ«n Artificiale, (IA). Disa muaj mĂ« parĂ« ChatGPT u bĂ« shkak pĂ«r tĂ« hapur njĂ« diskutim tĂ« ri. Mbas 30 vitesh internet, shtrohet pyetja a Ă«shtĂ« ChatGPT e ardhmja e internetit? “Duke qenĂ« model gjuhĂ«sor bazuar nĂ« IA, unĂ« nuk mund tĂ« them me siguri nĂ«se ChatGPT do jetĂ« e ardhmja e internetit, sepse e ardhmja e internetit varet nga shumĂ« faktorĂ« dhe Ă«shtĂ« vazhdimisht nĂ« transformim. MegjithatĂ« ka disa karakteristika tĂ« ChatGPT dhe modeleve tĂ« ngjashme tĂ« IA, qĂ« kanĂ« potencial tĂ« ndikojnĂ« mbi internetin dhe ta ndryshojnĂ«,” thotĂ« software pĂ«r veten e vet kur pyetet nga Deutsche Welle. MegjthatĂ« e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« tĂ« vĂ«zhgohet nĂ«se modelet e IA sjellin me vete edhe sfida etike, si pĂ«r mbrojtjen e tĂ« dhĂ«nave, transparencĂ«n dhe pĂ«rgjegjĂ«sinĂ«.
Këtu hapi i ri i internetit lë për të dëshiruar. Sepse vërtet që ChatGPT mund të gjenerojë tekste që kanë lidhje me njëra tjetrën dhe tingëllojnë koherente sa i përket përmbajtjes, por burimet mbeten të pazbuluara. Ndryshe ka qenë puna me Tim Berners Lee 30 vjet më parë, ndryshe Sër Tim Berners-Lee. Faqja e parë e tij në internet ka pasur adresën: http://info.cern.ch/hypertext/WWW/TheProject.html

Ajo pĂ«rmban edhe sot informacione bazĂ« pĂ«r World Wide Web: “Rrjeti WorldWideWeb (W3) Ă«shtĂ« njĂ« nismĂ« e gjerĂ« hyper- mediatike pĂ«r marrjen e informacioneve, nismĂ« qĂ« synon krijimin e mundĂ«sive pĂ«r tĂ« patur akses universal tek universi i madh i dokumenteve,” lexohet aty. Hypermedia vjen nga hypertekst dhe do tĂ« thotĂ« tekste qĂ« kanĂ« link, pra lidhje me tekste tĂ« tjera. KĂ«shtu krijohet njĂ« rrjet tĂ« dhĂ«nash, pa tĂ« cilin bota e sotme nuk do tĂ« mund tĂ« funksiononte.
Kush ka pyetje mund të fillojë një udhëtim në kohë. Në faqen e parë të internetit të publikuar në botë ekziston deri më sot një link për personat që marrin pjesë në projekt. Atje has Tim Berners-Lee, i cili ka marrë ndërkohë titull kalorsiak. Shkencëtari 34 vjeçar i atëhershëm ka pasur në CERN numrin e telefonit 3755, E-Mail: timbl@info.cern.ch.
Por Sir Tim Berners-Lee nuk mund ta kërkosh më tek CERN-i. Sot ai është profesor në Institutin e Teknologjisë (MIT) në Masaçusets, dhe që prej vitit 2016 drejton një katedër në Universitetin e Oksfordit. Deri më sot ai drejton konsorciumin e krijuaj prej tij World Wide Web Consortium (W3C), Organizmin për standartizimin e teknikave në World Wide Web. Kjo gjë mësohet me anë të disa klikimeve ose shprehjes së dëshirave me smartfon në internetin e tij.
Fraksion.com

