AktualitetPolitikëTë fundit

“Më 14 maj Igli do të kthehet tek mama”, Sako: Durrësi nuk ka më asnjë shans për t’ua dhënë padronëve të Igli Carës

Kryetarja e bashkisë së Durrësit dhe kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit, Emiriana Saka deklaroi sot se “Igli Cara ka gabuar rëndë që u ka dhënë dy individëve më problematikë në Shqipëri, fytyrën dhe emrin e tij, por Durrësi nuk ka më asnjë shans për t’i dhënë padronëve të Igli Carës”.

Në një reagim lidhur me përballjen me kandidatin e “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara për zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Durrësit, Sako theksoi se “në 14 maj Igli do të kthehet tek mama në pritje për padronin e radhës, ndërsa unë do vazhdoj punën me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”.

“Bashkia e Durrësit është e durrsakëve që duan të shkojnë vetë përpara dhe kurrë s’do të jetë më e nongratave dhe e kukullave si puna jote, që me Durrësin i lidhin vetëm hallet dhe interesat personale”, tha Sako.

Sako u shpreh se “nuk jam politikane dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë politikën si përballje personash”.

“Për mua politika është ballafaqim vizionesh, programesh, rezultatesh. Por, duke qenë se Igli Cara merret më shumë me mua, sesa me mamën e tij siç e thotë edhe vetë, dua t’ju them dy fjalë. Igli Carën unë nuk e njoh, emrin e tij e kam dëgjuar dikur si njeri që shiste vende pune kur PD-ja ishte në pushtet”, u shpreh Sako.

Por, shtoi ajo, “për këtë nuk kam asnjë provë”.

“Ndërsa prova se Igli Cara është vetë një politikan i vjetër, i cili i shitet padronit të radhës, nuk meriton të merret seriozisht, është para syve të gjithë durrsakëve. Deri dje ai ishte marioneta e Lul Bashës, sot ai është marioneta e Sali Nongratës dhe Ilir Floririt, të cilët s’kanë asnjë lidhje me të ardhmen e Durrësit. Ata e kanë hedhur Igli Carën në fushë për t’u hedhur hi syve të durrsakëve dhe për ta marrë Durrësin peng. Për të marrë peng Portin e ri Turistik, Portin e ri tregtar në Porto Romano, hekurudhën e re Durrës-Tiranë dhe vetë të ardhmen e Durrësit që sot me mbështetjen e Kryeministrit dhe deputetit tonë Edi Rama, ka hyrë në një kapitull historik transformimi ekonomik, urban dhe social”, tha Sako./atsh

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com