Life StyleTë fundit

Ja pse djemtë i mbyllin sytë në festën e beqarisë Luizit

Qetsori, i cili lexoi zarfin, tha se do organizohej një festë beqarie për Luizin, ku pjesë e saj do ishin vetëm djemtë. Kjo, për shkak se vajzat kanë patur shumë festa dhe organizime të ndryshme, ku pjesë e tyre nuk kanë qenë djemtë.

Në mënyrë që festa e beqrisë së Luizit të ishte e paharruar, Maria Bonita Club, u kujdes për të gjitha detajet, duke sjellë balerinat në shtëpi, posaçërisht për Luizin.

Dea dhe Efi kishin mundësi ta ndiqnin festën nga dhoma e gjumit, njësoj siç bënin djemtë kur ata kishin party vetëm për vajza.

Pas leximit të zarfit, djemtë morën Luizin i cili ndodhej në dhomën e rrëfimit, i mbuluan sytë që të mos shikonte dhe e nxorën atë në oborr, aty ku ishte përgatitur festa e beqarisë për të.

Kujtojmë se dy netë përpara finales, djemtë që ishin pjesë e këtij edicioni të Big Brother Vip 2, u futën në shtëpi për të festuar bashkë me finalistët.

Teksa Luizi, Kristi, Dea dhe Efi po qëndronin në dhomën e ndenjes mbrëmjen e kaluar, papritur ra zilja e shtëpisë.

Ata fillimisht menduan se në shtëpi do futej ndonjë banor tjetër, në prag të finales.

Ishte Efi dhe Dea ata të cilat shkuan të hapnin derën, ku më pas panë ish-banorët. Këta të fundit u përqafuan dhe u pritën me shumë ngrohtësi nga finalistët.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com