AktualitetPolitikëTë fundit

“5 Maji”, Meta nga Berati: Liria në themel të dinjitetit njerëzor! Jemi në një moment të rëndësishëm!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë sot homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Berat.

Pasi u përkul me nderim dhe vendosi kurorë me lule në vendin ku prehen dëshmorët, Meta u ndal për të dhënë një mesazh politik në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

“Liria është në themel të dinjitetit njerëzor dhe ndaj jemi në një moment të rëndësishme ku duhet të shkojmë dhe votojmë të lirë se në këtë mënyrë i bëjmë favor vendit tonë, dhe lirisë së shqiptarëve e cila nuk duhet të cënohet nga jashtë dhe nga brenda. Këtë liri duhet ta mbrojnë shqiptarët, patriotë të përgjegjshëm për fatet e tyre dhe të dëshmorëve që sakrifikuan jetën e tyre.”, tha Meta.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com