AktualitetPolitikëTë fundit

Nikolla i heq fjalën Boçit, demokratët bllokojnë foltoren. Momenti kur rrethohen nga Garda

Ashtu si edhe pritej ka nisur me debate seanca e sotme në Kuvend.

LinditaNikolla i ka hequr fjalën deputetit Luçiano Boçi, ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i demokratëve të cilët janë shprehur kundër qëndrimit të kryetares së Kuvendit.

Ndërkohë menjëherë pas tensioneve të krijuara në Kuvend, Garda ka rrethuar Foltoren.

Kujtojmë se një grup deputetësh të PD-së kanë dorëzuar në Kuvend dje një kërkesë për mocion debati për çështjen ‘McGonigal’ pas arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, mik i kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, grupi i Alibeajt ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama për këtë çështje.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com