AktualitetPolitikëTë fundit

Gazetarët i kërkojnë ‘llogari’ Ballës, pse s’erdhi kryeministri? Balla: Rama është në detyrë!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u është përgjigjur gazetarëve të cilët këmbëngulën për të mësuar se pse nuk është paraqitur në seancë kryeministri për çështjen McGonigal. Balla është shprehur se duke qenë se kjo çështje e ngritur nga opozita është pa thelb, nuk ka pse partia socialiste t’i shkojë nga pas një partie që ngre çështje që nuk kanë sens.

“Kemi të bëjmë me një opozitë që nuk ka asnjë interes. E para; ka një praktikë që kryeministri mund të delegojë zhvillimin e një interpelance. Kur isha në opozitë kërkova 18 interpelanca, dhe vetëm dy u bënë me kryeministrin e asaj kohe, ndërsa të tjerat me delegim. ka një bazë ligjore që lidhet me kushtetutën, me ligjin, ku neni 6 i jep kryeministrit të drejtën e delegimit. Kuvendi vepron me rregulloren dhe me precedentin, në fakt kjo ka ndodhur dhe në këtë legjislaturë. Ka pasur kërkesa dhe nga deputetë të opozitës, ku janë zhvilluar nga në përfaqësues i qeverisë. Duhet të kuptoni se deputetët e opozitës, përfaqësues të asaj që quhet PD zyrtare, s’kanë interes për këtë çështje. Ata folën në emër të drejtësisë amerikane.”, pohoi ai.

Mes të tjerash Balla u pyet për arsyet e mungesës së Ramës në seancën e Kuvendit.

“Më lejoni të flas dhe të them përgjigjen time. Kryeministri ka një axhendë. Gjatë zhvillimit të kësaj seance për ligje që kalojmë sot, sikurse ishte ligji që ishte miratuar me konsensus për informacionet e klasifikuara, për deklasifikimin e dosjeve sot votuam që më në fund të hiqnim atë pengesën e fundit për të shkuar te dosjet. Rama është në detyrë. S’ka asnjë shmangie nga një çështjes që nuk është çështje. Që nga dita e parë, këtu bëhet fjalë për një përpjekje për t’i ikur se kush janë temat e debatit.”, tha Balla.

Pyetje: Ku është kryeministri?

Balla: Kryeministri i Shqipërisë është në detyrë.

Pyetje: A po i shmanget?

Balla: S’ka shmangie nga një çështje që s’është çështje, këta po përpiqen të mbulojnë hetimet e tyre. Këta s’mund të na tërheqin ne në axhendën e tyre që s’ka thelb.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com