AktualitetPolitikëTë fundit

“Abuzim total”, Rama reagon në Twiterr pë situatën në Kuvend: Histeri vetëgjyqësie politike e mediatike

Kryeministri Edi Rama reagoi sot mbi qëndrimin e opozitës në Kuvend për një çështje që sipas tij “e ka hetuar drejtësia amerikane dhe nuk ka asnjë lloj lidhje me ne këtu”.

Ndonëse Rama ishte thirrur në një interpelancë nga deputetët e PD-së, kryeministri ka munguar, duka ia deleguar këtë ‘detyrë’ ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Spiropalin. Në një reagim në ‘Twtter’ Rama thekson se skenat në sallën e Kuvendit janë histeri vetëgjyqësie politike.

“Një abuzim total me lirinë e fjalës, me të vërtetën, me publikun, në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu”, u shpreh Rama në një reagim në rrjetet.

“Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike, mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI-së të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim”, shtoi ai.

Kryeministri u shpreh se “kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë”.

 

Farksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com