AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

“Për 2 orë e gjysëm Kosova është në bregdet”; Rruga Kashar-Lekaj drejt finalizimit, Balluku: Do të përshkohet për 25 minuta

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka shpjeguar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan se rruga e re që pritet të finalizohet Kashar-Lekaj do të bëjë të mundur aksesimin më të shpejtë të Kosovës në plazhet e jugut.

Balluku tha se me ndryshimet e bëra ky aks do të përshkohet për 25 minuta bashkë me Bypassin e ri të Tiranës që sipas saj është një projekt i përfunduar.

BallukuËshtë komplet rrugë e re, nuk ka asnjë lidhje me gjurmën dhe bën lidhjen e rëndësishme me Rinasin. Pasi rruga ekzistuese tashmë nuk përmbush asnjë kusht. Shkon deri në Kashar, pasi këtu krijohet nyja më e rëndësishme e infrastrukturës përsa i përket të gjithë autostradave.

FevziuNë Rinas?

BallukuPo, dhe një strukturë që shkon dhe mbi aeroport. Më pas nga Rinasi vazhdon në Kashar, ku loti është totalisht i ri. Kemi Kashar, Pezë e Vogël, kjo është një rrugë e vjetër ushtarake…

FevziuPo e kam parasysh, e kam bërë dikur por është gjithë kthesa…

BallukuËshtë e vërtetë por këtu do dalë me tunele dhe ura.

FevziuPrapë autostradë? Nga Kashari…ku shkohet?

BallukuPrapë autostradë e gjitha dhe vazhdon në Lekaj…

Fevziu: Pra për të aksesuar jugun, o do vish në Durrës dhe do vazhdosh, ose do marrësh rrugën Elbasan dhe të vish poshtë në Rrogozhinë…

BallukuAtëherë nga Kashari del në Lekaj.

Fevziu: Po mirë si do të lidhet Kashari me pjesën tjetër të Tiranës?

BallukuPërmes Bypassit të Tiranës.

FevziuDo të ketë një Bypass të ri?

BallukuKthesa e Kasharit,  kalon te zona e Mazrrekut, te ‘City Park’ që të jetë më e qartë për qytetarët, është Bypassi  i Tiranës që akseson Arbanën, lidhet me autostradën.

FevziuPra do bëhet dhe një unazë e re, një pyetje për sa do të përshkohet Kashar-Lekaj nëse ndërtohet?

BallukuËshtë e llogaritur për 25 minuta, bashkë me Bypassin.

FevziuNuk kanë filluar akoma punimet?

Balluku: Jo ende po bëhen punime teknike, ka filluar tenderi, është një projekt i përfunduar, i financuar nga Bashkimi Evropian me 91 milionë euro në dispozicion.

FevziuPrishtina për të zbritur në plazhet e jugut  se ato të veriut i ka të aksesueshme, do të shkojë me gjysmën e kohës që shkon sot? Edhe për Sarandën dhe zonat e tjera?

BallukuPo është e njëjta histori, nga Lekaj diku në zonën e Kavajës, zbresim poshtë dhe ndjekim korrirdorin, ruajmë gjurmën, deri në Bypass të Fierit. Lidhja e re që bëhet duke ruajtur gjurmën e duke hequr kthesa e rrethrrotullimet.

FevziuEdhe rrethrrotullimet mbyllen, pra është autostradë që ecën drejt?

Balluku: Do ketë dhe rrugë alternative në dy anët e autostradës pasi ky projekt nga Muriçani deri në dalje do ketë rrugë alternative, kështu janë lidhur kontratat. Pa pagesë për të shkuar në shtëpi.

Fevziu-Aliut: Për sa kohe dilni ju në bregdetin shqiptar me strukturën e re?

Aliu: Dy orë e gjysëm në Durrës dhe 3 orë në Vlorë.

Fevziu: Ndërkohë Kosova me përmirësimet  e reja për dy orë e gjysëm është në bregdet apo jo? Në atë të Durrësit flas se atë të veriut del më shpejt.

Aliu: Me këtë ndryshim që u përmend ne për 3 orë dalim në Rrogozhinë.

Fevziu: Po dhe me rrugën e re ti akseson bregdetin poshtë Vlorës./ tvklan.al

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com