AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Rusia mund të shkaktojë dëme të mëdha në Ballkan! Kemi çështjen e Serbisë dhe Kosovës…

Gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, kryeministri Edi Rama është shprehur se ndonëse Rusia ka ndikim të madh dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha, Ballkani është i bashkuar.

“Gjetja e një ekuilibri mes krizave është sfidë e madhe por këtu hyn në lojë barra e lehtë e të qenit kryeministër shqiptar dhe jo president i Francës se nuk duhet të zgjidhësh problemet e botës.

Dua të them se Ballkani deri tani ia ka dalë t’i qëndrojë larg luftës konvencionale duke qenë hallka më e brishtë e zinxhirit. Ne kemi dobësitë tona se e dimë që në Ballkan, Rusia ka ndikimin më të madh potencial dhe mund të shkaktojë dëme prej ndasive.

Kemi një cështje të madhe si Serbia dhe Kosova, por është e rëndësishme të shihet se Ballkani është i bashkuar. Ne jemi në drejtimin e duhur. E di që nuk është e lehtë. Për shkak të asaj cka ndodhur vërtet në Ballkanin Perëndimor, ky është po kështu product i nxitjes që po jep Franca duke qenë nga njëra anë apo i perceptuar si më skeptik për zgjerimin por dhe më i përfshirë së fundmi në Ballkanin Perëndimor.

Më vjen keq zoti president, nuk isha më i shpejtë sa miqtë tanë. Tradita ka rëndësi. S’bëjmë dot asgjë për këtë”, tha Rama.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com