AktualitetTë fundit

Kush është autori i plagosjes së kryebashkiakut Fredi Kokoneshi dhe lidhja mes tyre

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Divjake, ku kryetari i bashkisë Fredi Kokoneshi, është plagosur me thikë.

Autori i plagosjes është Erges Xhelili, i cili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës.

Nusja e Xhelilit aktualisht punon si shefe e infermiereve tek poliklinika e Divjakës, aty ku ka ndodhur edhe ngjarja.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com