AktualitetPolitikëTë fundit

Zgjedhjet vendore, Ilir Meta i shkon Sali Berishës në selinë e PD-së

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është parë ditën e sotme të hyjë në selinë e PD.

Mësohet se  kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillojnë  një takim.

Mësohet gjithashtu se takimi  ka në fokus zgjedhjet vendore 2023.

Ky është takimi i dytë që Meta dhe Berisha zhvillojnë sëbashku në selinë blu. Para tre javësh, Meta i shkoi Berishës në takim, ku edhe konfirmuan se do të bashkëpunojnë për zgjedhjet loakle.

Ky takim vjen vetëm dy ditë pas presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi datën e zgjedhjeve lokale.

 

Fraksion.com