Sanksionet e SHBA ndaj Iranit, Blinken: Nuk do të tolerojmë sulmet kibernetike që synojnë shërbimet e aleatëve tanë
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka reaguar për sanksionet e SHBA ndaj Iranit për sulmet kibernetike duke theksuar se nuk do të ketë tolerime.
“Ne po caktojmë Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit dhe ministrin e tij për përfshirje në aktivitete të aktivizuara kibernetike kundër SHBA-së dhe aleatëve tanë. Ne nuk do të tolerojmë sulme kibernetike që synojnë SHBA-në ose interesat, infrastrukturën ose shërbimet e aleatëve tanë”, shkroi Blinken.
Fraksion.com

