Mbreti Charles III largohet nga Balmoral përpara fjalimit të tij të parë drejtuar kombit
Mbreti Charles III dhe Camilla, bashkëshortja e Mbretitt, janë fotografuar teksa janë larguar nga Kështjella Balmoral, në Skoci rrugës për në Londër.
Monarku i ri do t’i bëjë një fjalim kombit më vonë të premten.
73-vjeçari ishte pranë nënës së tij në kështjellën Balmoral në momentet e fundit të jets.
Pas lajmeve se shëndeti i mbretëreshës po përkeqësohej, anëtarët e tjerë të familjes mbretërore gjithashtu nxituan të ishin pranë saj.
Mbreti Charles III mori fronin menjëherë pas vdekjes së Elizabeth II, ndërsa e përshkroi humbjen e nënës së tij si “një moment trishtimi më të madh për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime”.
Mbreti do t’i drejtohet kombit në orën 18:00 këtë mbrëmje.
Fraksion.com

