Çunat e Malësisë (dhe Cari i Serbisë), Rama show në Beograd: Përqafon Dritanin, xhelozon Aleksandrin
Dita e parë e samitit të Open Ballkan solli në Beograd shumëllojshmëri vere nga Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe disa vende të tjera, por mungoi vera e Rahovecit, që pëlqehet nga kryeministri Kosovës Albin Kurti.
Pak përpara se të nisnin testimit e verërave nga presidenti Aleksandër Vuçiç, kryeministrat Edi Rama, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministri në detyrë i malit të zi Dritan Abazoviç e vlerësuan Open Ballkan si një mundësi e mirë bashkëpunimi jo vetëm për prodhuesit e verës.
Megjithëse Presidenti Serbisë Aleksandër Vuçiç është mikpritësi samitit të radhës të Ballkanit të hapur, për Edi Ramën këtu në Beograd kjo kishte pak rëndësi. Për të treguar supermaci shqiptare në mes të Beogradit kryeministri shqiptar e bëri këtë pasi kishte në krah kryeministrin në detyrë të Malit të Zi shqiptarin Dritan Abazovic.
Një moment kjo u kuptua nga Vuçiç, i cili ndërpreu bisedën e tyre duke kërkuar begenisjen e Edi Ramës.
Gjatë të gjithë kohës për Edi Ramën pak rëndësi kishte çfarë po thuhej dhe kush fliste.
Me dorën hedhur pas shpatullave të Dritan Abazovic Rama i pashqetuar herë pas here bashkëbisedonte me homologun shqiptarë të Malit të Zi. Vetë Abazovic bisedën e shoqëronte me lëvizjen e duarve për të ilustruar atë çfarë i pëshpëriste Ramës.
Disa karrige më tutje qëndronte si e mpirë kryeministria serbe Bernabic pasi burrat në rreshtin e parë kuvendonin me njëri-tjetrin.
Vetminë e Bërnabic ngadalë nisi ta ndjej edhe presidenti Vuçiçin. Futi dorën në xhep për të kërkuar diçka por nuk nxori asgjë. Me doemos kërkonte të bënte diçka ndërkohë që afrimiteti Rama- Abazoviç po avanconte. Për ti treguar se ai ishte ende në sallë dhe zot shtëpie, i tërheq vëmendjen Ramës duke kërkuar diçka.
Thjesht mori miratimin me një lëvizje koke nga Edi Rama i cili mbante veshur një këmishë me kopsat e zbërthyera e i reksuar maksimalisht.
Fjalimet ia lanë vendin kalimit nga njëra stendë në tjetrën. Presidenti Vuçiç kërkon të dijë detajet e një vere shqiptare.
“Mund tju them se kjo nuk është eksperienca ime e parë me verën shqiptare dhe pëlqej verërat e forta shqiptare. Por doja të provoja një verë të tillë të një varieti rrushi të ndryshëm. Është një verë me një shije të çuditshme dhe me të vërtetë e pëlqej dhe dua të vij në Shqipëri për ta shijuar edhe me shumë por duhet të sillem si një djalë që se tepron duke pirë shumë. Dua të vi në Shqipëri për pushime pse jo në vitet e ardhëshme. Asnjë problem për mua. Dua shumë që të vij. Nga dita e dytë e samitit pritshmëritë janë për më shumë ide të reja më shumë progres, zhvillim më të mirë ekonomik për vendet tona dhe besoj se jemi në rrugën e mbarë. Të falat e mija më të mira për njerzit në Shqipëri”- tha Vuçiç.
Kryeministri Rama nuk dha asnjë vlerësim për tre verat që provoi duke mos dashur të prodhojë një titull me fjalën Provokacia në median serbe.
E dyta ditë e samitit të Open Ballkan do të fokusohet në diskutime të përfaqësuesve të grupit të krizave ushqimore dhe energjetike për tja lënë vendin nënshkrimit të marrëveshjeve.
Fraksion.com