Lirohen nga detyra 2 zv/ministra, Ardi Veliu dhe Dallëndyshe Bici
Pas përfundimit të mbledhjes së ministrave, zv/kryeministrja Belinda Balluku ka bërë të ditur lirimin nga detyra të zv/ministrave Ardi Veliu dhe Dallëndyshe Bicit. Ajo tha se të dy zyrtarët do të vazhdojnë më tej në detyra të rëndësishme në vijim.
Belinda Balluku:
Gjithashtu sot janë marrë dy vendime të cilat unë do doja t’i përmendja dhe t’i sqaroja. Lirimi nga detyra i zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, zotit Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv/ministres së Mbrojtjes, zonjës Dallëndyshe Bici. Që të dy dua t’i falënderoj për punën e shkëlqyer që kanë bërë në pozicionet që kanë mbajtur dhe dua t’i informoj se do të ketë detyra të rëndësishme në ditët në vazhdim të cilat sigurisht ne i bazojmë në eksperiencën që të dy kanë dhe për më tepër në pozicione kyçe të cilat janë të nevojshme në të gjithë mbarëvajtjen e punës në republikën e Shqipërisë
Fraksion.com