Shëngjin: Gomonia përfundon në trotuar, shkëputet makina që po tërhiqej e përplas një tjetër mjet. Shpëtojnë kalimtarët
Gomonet problem në det, por edhe në tokë! Një situatë e pazakontë është regjistruar në qytetin e Lezhës, ku një gomone e cila po tërhiqej nga një makinë ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në trotuar duke përplasur një tjetër makinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, teksa një gomone e cila po tërhiqej nga automjet është shkëputur dhe ka përfunduar në trotuar, duke goditur dhe një automjet që ndodhej në anë të rrugës. Policia në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.
Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, edhe pse në momentin kur rrëshqiti gomonia ka pasur mjaft kalimtar që kanë shpëtuar për mrekulli. Mjeti i lundrimit është bllokuar nga policia kufitare dhe po verifikohet dokumentacioni, ndërsa në momentin e ngjarjes po lëvizte në drejtim të portit.
Kujtojmë se më 2 gusht një 7-vjeçare u vra nga një skaf që drejtohej nga një polic në Himarë, teksa po notonte me të atin shumë pranë bregut. Pas ngjarjes, Policia nisi një aksion për kontrollin dhe bllokimin e mjeteve ujore.
Fraksion.com

